Ferizaj

Adelina Grainca: Është koha që të bëhemi bashkë për Rimëkëmbje


Publikuar më:


Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, ka publikuar një video-mesazh permes së cilit thotë se do të angazhohet që mbeshtetja për gratë, nga shteti dhe shoqëria në përgjithëi, të jetë më e madhe.

“Pandemia ka rënduar veçanërisht jetën e grave në Kosovë, shumë prej të cilave u përballën me rrezikun e humbjes së vendit të tyre të punës. Është koha që të bëhemi bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës, sidomos për rimëkëmbjen në ekonomi. Me besimin tuaj, do të përpiqem shumë për mbështetjen e secilit. Para së gjithash, për vajzat dhe gratë”, thotë ajo.

Adelina Grainca mban numrin 99 në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo është ndërmarrëse nga Ferizaj dhe kryen studimet master në Universitetin Amerikan në Kosovë.

To Top