26,04,2024

“Kamishi, agjenti i SHIK-ut, që u bë deputet me një sërë veprash penale”

Must Read

ldquo-kamishi-rdquo-ldk-e-di-se-shik-u-nuk-ka-b-euml-r-euml-vrasje-politike-pas-luft-euml-s_hd

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se arrestimi i sotëm i liderit të kësaj lëvizje Visar Ymerit, është i pa pranueshëm.

Ai ka thënë se arrestimi i tij është bërë për shkak se ai ka ushtruar veprimtarinë e tij politike ndaj një agjenti të SHIK-ut, siç është Kamishi.

“Aktivistët e Lëvizjes janë duke bërë protesta, dhe ata po akuzohen praktikisht për këtë veprimtari. Po të ishte ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Visar Ymerit për ndonjë vepër penale tjetër, do të ishte e pa pranueshme nëse ai nuk do të paraqitej në gjykatë, por ai po akuzohet për veprimet e tij politike për shkak të një agjenti të SHIK-ut, siç është Bekim Haxhiu- Kamishi, i cili ka arritur të bëhet deputet i Kosovës me një numër të madh të veprave penale”, ka thënë Hoxha në emisionin “Click” në RTV21.

Ndërkaq analisti, Driton Selmanaj ka thënë se rregullat e procedurës ligjore thonë që në rast se i akuzuari nuk nuk vjen me dëshirë në gjykatë atëherë mund të sjelljet më forcë.

Ai ka thënë se është e vërtetë që ka ndodhur konflikti në mes Visar Ymerit, Rexhep Selimit e Bekim Haxhiut- Kamishit.

“Konflikti ka ndodhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, por kush është fajtori duhet të presim. Kam mendim se pjesëtarët e VV-së edhe në supermarket ndonjë ditë kur kanë me shk, kanë me telefonu policinë: ‘ejani më merrni vetëm për të dalë në televizion’”, ka thënë Selmanaj.

E, në anën tjetër analisti, Halil Matoshi ka theksuar se arrestimi i Visar Ymerit në këtë kohë kur vendi po vazhdon të jetë në krizë politike, i bën shumë minusa pushtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img