19,03,2024

Kamioni “dëmton” shtyllat e rrymës në Cërnillë të Ferizajt

Must Read

Banorët e fshatit Cërnillë kanë mbetur pa rrymë. Një kamion transportues ka  bërë që shtylla e  rrymës të bie mbi të dhe  ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës për këtë fshat.

Por edhe pse  duket që kamioni  ishte shkaktari del se ai ishte duke  kaluar në rrugën kryesore dhe larg shtyllës por telat e rrymës ishin ata të cilët kishin rënë shumë poshtë dhe   për pasojë tërheqja e tyre  rrëzoi edhe shtyllën.

KEDS ka kohë që ka proklammuar se po bënë investime në rrjetin elektrik dhe shumë  herë për këtë qëllim ka pasur ndërprerje të rrymës, por tela  të varur  dhe shtylla që rrezikojnë  banorët dhe makinat  më të larta gjinden gjithandej.

Këto varje  dhe vendosja e tyre pa ndonjë kontrollë  duhet të jetë prioritet I KEDS-it pasi  kjo po paraqet rrezik edhe për vozitësit e makinave të rënda  dhe po pengon qarkullimin e tyre nëpër rrugët  kryesore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img