25,04,2024

Kamion me mbeturina zbrazet rreth rrugës “Driton Islami” (video)

Must Read

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka ngritur disa herë zërin për shkelësit e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e ambientit dhe të mbeturinave, por që për këta shkelës shumë rrallë herë janë ndërmarrë masa. Këtë herë organet përkatëse kanë një video të postuar nga qytetarët në Facebook, madje duke e gjykuar si gjest të ulët, xhiruesit i thonë edhe numrat e tabelave të atij kamioni, që e bënë shumë më të lehtë identifikimin e përgjegjësve.

KRM “Pastërtia”, edhe njëherë  ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, OJQ-ve të ndryshme por mbi të gjitha të organeve kompetente ligj zbatuese, që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pastërtinë e qytetit dhe komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img