26,04,2024

Kamberi: AKR-ja trajtim jo të denjë për LDK-në, për atë e prishëm koalicionin

Must Read

Ai ka thënë se ka pasur shumë mos pajtime në këtë koalicion, por që kryesorja ka qenë shkarkimi i drejtorit të arsimit.

“Ne duhet të konsultohemi për çdo vendim, ka qenë një vendim i një anshëm dhe i papranueshëm për LDK shkarkimi i drejtorit të arsimit. Pas kësaj kam marr disa hapa në konsultim me nivelin qendror dhe sot kam thirrur një takim edhe drejtorët që kanë qenë në mënyrë unanime të prishet koalicioni. Dhe në mënyrë unanime kemi vendos ta prishim koalicionin për shkak të trajtimit jo të denjë nga ana e AKR-së”, ka thënë Kamberi për Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Bahtiri ka qenë jo falënderues ndaj LDK-së që i ka ndihmuar të vinte në pushtet dhe shkarkimi i drejtorit të arsimit ka qenë i një anshëm.

“Ka qenë shkarkim i një anshëm, dhe si pasoj e kësaj dhe shumë çështjeve tjera kemi vendosur ta prishim koalicionin. Ne e kemi mbështetur Bahtirin për ta larguar nga pushteti PDK-në. Bahtiri nuk ka qenë falënderues për mbështetjen që ia kemi dhënë ne si LDK për tu bërë i pari i komunës. LDK nuk është më pjesë e qeverisjes lokale me AKR-në dhe do t’i kthehemi punës në terren”, ka thënë Kamberi./Lajmi.net

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img