24,04,2024

Kah po shkon politika e Kosovës

Must Read

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, deklaruar sipas tyre: “pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit”, ky akt kriminal ishte ndërmarrë me datë 4 gusht 2016, ku ishte sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me mjet shpërthyes.

Objekti i Kuvendit të Kosovës ishte sulmuar edhe një herë më parë me koktej molotovi, mirëpo asokohe nuk ishin zbuluar motivet dhe kryerësit e sulmit kriminal.

Pa pasur qëllim që të paragjykoj në këtë çështje mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, derisa të argumentohet fajësia e personave të arrestuar, duke pasur për bazë parimin e prezumimit të pafajësisë, lidhur me sulmet kriminale që janë ndërmarrë ditëve të kaluara drejtuar ndaj organit më të lartë publik, ndaj mediumit publik RTK, e ndaj zyrtarëve me përgjegjësi publike, mirëpo, nëse në këtë çështje kriminale del se këta persona të dyshuar janë të implikuar në kryerjen e këtyre akteve kriminale, nuk po besoj se mund të ketë një ngjarje më tronditëse e më shqetësuese se sa planifikimi, organizimi dhe ndërmarrja e akteve kriminale nga një organizatë politike.

Të gjitha këto veprime kanë një emërues të përbashkët, qëllimin e dështimit të shtetit të Kosovës, frazën se Kosova është projekt i dështuar e dëgjojmë duke e përdorur kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. Ashpërsimi i fjalorit të dhunshëm politik, përdorimi i gjuhës së ashpër, prania e retorikës ekstremiste politike, janë fenomene tejet të rrezikshme të cilat prodhojnë tensione, dhunë dhe manipulojnë e motivojnë persona të caktuar për të ndërmarrë akte kriminale, krejt këto veprime të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, sjellin ngecjen apo bllokimin e proceseve të rëndësishme të shtet ndërtimit të vendit, e cenojnë paqen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Vlerësoj se duhet të ndryshohet përdorimi i ashpër i gjuhës politike, të kthehet normaliteti, debati paraqet zgjidhjen e vetme të gjitha çështjeve, zgjidhja e problemeve është përgjegjësi e institucioneve tona, e pushtetit dhe e opozitës, Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë të realizojë e zbatojë marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare.

Jam i bindur se shoqëria jonë e elita politike mund të ndërtojnë institucione efektive e demokratike, Kosova duhet të gjejë pozicionin e duhur ndërkombëtar duke e përmirësuar reputacionin në marrëdhëniet ndërkombëtare, për të vazhduar agjendën e integrimeve, të zhvillimit e të ndërtimit të mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Alben Eshrefi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img