26,04,2024

“Kafeja e miqësisë” i bënë bashkë përfaqësuesit e pushtetit dhe të shoqërisë civile

Must Read

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka bërë bashkë sot përfaqësuesit e shoqërisë civile, medieve, organizatave studentore dhe intelektualeve, në funksion të rritjes së nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me këtë rast kryetari Svarqa, pas takimit ka thënë, se thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të qytetarëve nuk ka alternativë dhe se vetëm kështu krijohen kushtet për të adresuar vërejtjet dhe kritikat, me qëllim të përmirësimit të aktiviteteve në të ardhmen.

“Jemi shumë kurioz të dëgjojmë vërejtje dhe sugjerime që do ta përmirësonin aktivitetet në të ardhmen. Dhe jam shumë i lumtur që në kuadër të kësaj dite ne konstatuam që është rritur transparenca, janë thelluar proceset demokratike mes nesh dhe jemi në rrugë të mirë të gjemë konsensuse të përbashkëta për interesa qytetarë, me çka unë mendoi se opozita do të jetë shumë reflektuese së paku ndaj projekteve madhore të cilat sigurisht që ky vit identifikues për qeverisjen tonë dhe për qytetin e Ferizajt”, ka thënë Svarqa.

Këtë takim e kanë vlerësuar edhe pjesëmarrësit duke thënë se kështu krijohen mundësitë për të ngritur çështje të ndryshme dhe iniciativa në funksion të interesit qytetarë.

“Fatmirësisht ne i kemi dyert e hapur për bashkëpunim për disa procese që i bëjmë në teren dhe falë kësaj pune ne që e bëjmë ne e vlerësojmë pozitivisht pjesën e demokracisë sa i përket shoqërisë civile. Po ashtu edhe sa i përket mediave e vlerësojmë qasjen për të na përcjellur dhe mbuluar aktivitetin tonë”, ka thënë Ilir Buzhala, nga rrjeti i OJQ-ve “F-05” .

Për më tepër kryetari i Ferizajt, Svarqa, ka vë në dukje se zhvillimi i marrëdhënieve demokratike, avansimi i komunikimit të lirë në mes njerëzve pa ngjyrime politike dhe thellimi i transparencës rritë marrëdhëniet demokratike.

“Unë besoi se zhvillimi i marrëdhënieve demokratike, avansimi i komunikimit të lirë në mes njerëzve pa ngjyrime politike dhe thellimi i transparencës dhe përfaqësimi i mendimit të lirë edhe nga mediet dhe pasqyrimi i gjendjeve tona, punës dhe aktiviteteve përmes mediave e rritë demokracinë në shkallë më të lartë për të cilën ne kemi nevojë. I falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ju garantoi se pushteti komunal do të vejë në dispozicion tërë mekanizmat e vet për jetësimin e të gjitha synimeve tona për marrëdhënie më të thella demokratike, ka thënë Svarqa.

Ndryshe, ky takim i njohur ndryshe edhe si “kafeja e miqësisë”, synon që të bëhet tradicional në kërkim të gjetjes së mënyrës për ta fuqizuar sa më shumë bashkëpunimin ndërinstitucional.

14315987_1128175023896076_1917221477_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img