27,04,2024

Kadriaj: AAK-ja nuk hyn në koalicion me partitë qeverisëse

Must Read

time-kadriajt-48-or-euml-ndalim_hd

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj në Ballë për Ballë ka folur për pjesëmarrjen e partive opozitare në një nga takimet Komisionit për Integrime Europiane.

Ajo ka theksuar se Opozita do ta vazhdojë bojkotin në raport me mbledhjet e Kuvendit dhe Komisioneve Funksionale, por për punë madhore të shtetit do të jetë e gatshme për të kontribuar, njofotn Klan Kosova.

“Do ta bojkotojmë punën e Kuvendit të Kosovës dhe atë të Komisioneve Parlamentare”.

“Jemi kthyer pasi ka qenë i rëndësishëm formimi i këtij komisioni, pasi në të do të diskutoheshin gjëra shumë të rëndësishme për Kosovën”.

“Në takimet BE – Kosovë, ne si deputetë opozitarë do të mund të ngrisim çështjet tona”.

“Nuk do të kthehemi, pra kurrsesi nuk do të marrim pjesë, pasi është humbur legjitimiteti. Ndoshta do të kthehemi në një seancë kur do të kërkohet shpërbërja dhe shkuarja në zgjedhje”.

“Në fillim të takimit të këtij komisioni mediet kanë pasur qasje. Më vonë është diskutuar draft-rregullorja, pasi parashihet që në mesin e muajit tjetër një komision evropian të vij në Kosovë për të matur ecjen përpara”.

“Ka tash e disa muaj që Komisioni Parlamentar për Integrime Europiane ka qenë në Bruksel dhe ka lobuar që Kosovës t’i hiqen vizat”.

“Ka kohë që qeveritarët na kanë thënë se shpejt do ta marrim liberalizimin e vizave, por shihet që ende është duke u diskutuar për këtë gjë”.

Kadriaj ka bërë të ditur se opozita nuk është shpërbërë dhe se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të hyj në asnjë koalicion me partitë qeverisëse.

“Blloku opozitar nuk është shpërbërë. Pas anulimit të protestës së shkuar, ne patëm thënë se do të ketë një protestë tjetër. Por pasi Vetëvendosja nuk ka shprehur interesim, ne kemi vendosur që të thërrasim vetë një të tillë”.

“Më vjen keq që opinioni po mashtrohet nga shkrimet e medieve që thonë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hyjë në koalicion me bllokun qeverisës”.

“Duhet ta dijë i gjithë opinioni që Aleanca nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti qeverisëse para zgjedhjeve. Për pas zgjedhjeve, mbetet të shihet”.

“Besoj se këtë vit do të ketë zgjedhje. Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por mendoj që ky vit do të jetë vit zgjedhor”.

“Protesta të cilën e kemi thirrur do të jetë e qetë, garantojmë për këtë gjë”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img