27,04,2024

Kadri Veseli tallet keq me Hajredin Kuçin, ja ku e ulë tash (Foto)

Must Read

hashim-thaci-hajredin-kuci-zkm1-735x400

Kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli pas marrjes së kontrollit të plotë të partisë, po vazhdon që të tallet me disa nga “vendimmarrësit” e kësaj partie.

Nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçin, i cili ishte njeriu kryesor i partisë gjatë kohës sa Thaçi ishte i pari  i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli po e “sjell” siç ai po do.

Veseli për dallim nga mbledhja e kaluar e Kryesisë së PDK-së, ku e uli në krahun e tij të djathtë, duke treguar se po e respekton, sot në një mbledhje të Këshillit Drejtues, sërish e la jashtë loje, raporton Gazeta Blic.

Ai në këtë mbledhje Hajredin Kuçin e la të fundit. Madje, edhe pse njeriu i konsideruar si më me peshë, e ulë pas Justina Pula- Shirokës, dhe befasisht para Arsim Bajramit.

Veseli në mbledhjen e fundit të PDK-së, të mbajtur para dy ditësh Kuçin e kishte ulur në krahun e tij të djathtë, mirëpo sot sërish e ka “lënë” jashtë loje, duke e konsideruar si tërësisht të parëndësishëm, raporton Gazeta Blic.

Hajredin Kuçi gjatë kohës sa PDK udhëhiqej nga Hashim Thaçi, pa dyshim se ishte ndër njerëzit kryesor të partisë. Mirëpo, duket se e njëjta gjë nuk po i shkon edhe me Veselin. Edhe vetë Kuçi publikisht ka deklaruar se është më i afërt me Thaçin se sa me Veselin./ Gazeta Blic

LEXO EDHE: Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin, dhe e distancon pak Enver Hoxhajn

Pamje nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues

13007094_1048131408556792_4288367593878294781_n

Pamje nga mbledhja e para dy ditëve e Kryesisë, ku Veseli e afron Kuçin

11219040_1051030394943006_8332235658152634503_n-1

Pamje nga mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të drejtuar nga Veseli, ku Kuçi u injorua plotësisht:

pdk-2-e1457620718919-780x439-768x432

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img