25,04,2024

Kaçanik: Përurohet objekti i ri i QKMF-së

Must Read

Me një ceremoni, sot në Kaçanik është bërë përurimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku morën pjesë kryetari i Komunës Besim Ilazi, drejtori i QKMF-së Njazi Ilazi, përfaqësues të ambasadës së Luxemburgut, stafi mjekësorë dhe banorë të Kaçanikut.
Me këtë rast, kryetari Ilazi ka përgëzuar gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut për objektin e ri të mjekësisë familjare, i cili do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve të Kaçanikut, dhe ka falënderuar donatorët, pa të cilët siç ka thënë ai, Komuna e Kaçanikut, do ta kishte të vështirë realizimin e këtij projekti.
“ Sot, në prag të një feste të madhe të kombit tonë dhe Kaçanikut në veçanti, po bëjmë përurimin e këtij objekti madhështorë, i cili krijon kushte shumë më të mira për shërbime më cilësore.
Pa mbështetjen e donatorëve, Komuna e Kaçanikut, do ta kishte shumë vështirë që të realizoj një projekt madhorë si ky që po e përurojmë sot”, ka thënë Ilazi.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka thënë se: “Implementimi i këtij projekti të mjekësisë familjare, nënkupton vemjen e themeleve të shëndosha të shëndetësisë në Kosovë, dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm me personel mjekësorë, nuk mund të bëhet vetëm me vullnet, por duhet të bëhet me konkretizime të tilla sikur ky objekt që po përurohet sot”.
Në këtë ceremoni të pranishmit i kanë përshëndetur dhe uruar për këtë objekt të QKMF-së edhe Ambasadori në detyrë i Luksemburgut Pierre Wieber, si dhe shefi i Fondacionit Kosovë-Luksemburg Ardian Hasanaj.
Ky objekt me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katrorë është ndërtuar me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut, Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg. Sipas Kontratës së nënshkruar për këtë objekt ishte ndarë shuma prej 1,245,000 euro prej të cilave Komuna ka dhuruar shumën prej 350,000 euro, Ministria e Shëndetësisë shumën prej 650,000 euro, Fondacioni Kosovë-Luksemburg 200,000 euro dhe ambasada e Luksemburgut me 45,000 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img