25,04,2024

Ka përfunduar faza e parë e monitorimit rreth zbatimit të strategjisë komunale dhe planit të veprimit për personat me aftësi të kufizuara për periudhën janar – qershor 2019.

Must Read

Handikos Ferizaj është përkushtuar të punoj në mënyrë objektive, të paanshme, dhe profesionale në aktivitetet e monitorimit dhe avokimit me të vetmin qëllim në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimarrëse në nivel lokal në hartimin e politikave publike dhe bashkëpunimin me instuticionet publike rreth adresimit të nevojave të qytetareve. Përmes raportit të monitorimit për zbatimin e strategjisë komunale dhe planin e veprimit për personat me aftësi të kufizuara i cili u realizua në kuadër të projektit “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara”, dhe nga trupa monitoruese është bërë vlerësimi i realizimit të aktiviteteve për periudhën janar – qershor 2019, për arritjen e objektivave të strategjisë komunale. Raporti përmban vlerësimin e performancës së institucioneve publike në përmushjen e obligimeve që dalin nga strategjia komunale. Gjithashtu përmes raportit është bërë edhe paraqitja e gjendjes aktuale gjatë marrjes së shërbimeve nga personat me aftësi të kufizuara në instuticionet publike, ku fokus të veçantë kanë këto fusha kryesore: shëndetësi dhe mirëqenie sociale, arsimim, aftësim profesional dhe levizjes së lirë. Në mbledhjen e të dhënave ka qenë e angazhuar trupa monitoruese e përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspert të fushës. Raport monitorimi përfshinë 27 aktvivitete të planifikuara për vitin 2019 ndërsa për këtë fazë të monitorimit 52 % e aktiviteteve janë realizuar ose janë në proces realizimi, 44% e aktiviteteve janë të parealizuara dhe për 4% të aktiviteteve nuk janë pranuar informata. Si përfundim, në kuadër të raportit rekomandojmë kryetarin e komunës së Ferizajt që të përkushtohet me përgjegjësi të plotë që strategjia komunale dhe plani i veprimit të përfshihen në planifikimet buxhetore për periudhën 2020 – 2023 në përmirësimin e ciliësisë së jetesës për personat me aftësi të kufizuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img