25,04,2024

Ka ndërruar jetë  profesori universitar  Porf.Dr.Heset Cakolli

Must Read

Prof.Dr. Heset Cakolli   ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

Familjarë të Prof.Dr. Heset Cakolli kanë bërë të ditur se sot ai  ka ndërruar jetë  në moshën  59 vjeçare.

Heset Cakolli ishte një nga kuadrot ferizajase i cili kohë të gjatë punoi në arsimimin dhe përgatitjen e kuadrove të reja në kuadër të Universitetit të Prishtinës pranë  Fakultetit  Teknik.

Që nga viti 1982 ishte zgjedhur asistant praktikant e deri më sot ka kaluar nëpër të gjitha thirrjet akademike deri te professor i rregullt në Universitetin  e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Ishte udhëheqës teknik, në Fabrikën  “Minex” në  Ferizaj, 1981, Deputet i Kuvendit të Kosoveës  2008-2010, Anëtar i komisionit funksional për arsim, shkencë, kulturë, rini dhe sport, në Kuvendin e Kosovës.

Ishte edhe  anëtar i komisionit funksional për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor në Kuvendin e Kosovës, Anëtar i Bordit në SHA “TrainKos”, anëtar i Komisionit të Studimeve në UP, anëtar i Komisionit për nostrifikim të diplomave të arritura jashtë shteti, pranë MASHT-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img