27,04,2024

Ka filluar grumbullimi  i nënshkrimeve për emërtimin e sheshit dhe  ngritje e shtatores së Tony Blair

Must Read

Iniciativa e para disa ditësh për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair,  për të cilin është formuar një Këshilli, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët e komunës së Ferizajt.

Kjo iniciativë e cila u morr me propozimin e Bashkim Fazliut, është marrë duke u bazuar në  kontributin e  madh të  ish Kryeministrit  Britanik Tony Blair, mikut të madh të Kosovës dhe popullit shqiptar.

Sheshi është menduar të jetë në rrugën po me të njëjtin emër “Tony Blair, në hapësirën e ndarë  në fund të rrugës e cila bashkohet me sheshin “Dëshmorët e Kombit”

Sipas  iniciatorit  të kësaj ideje, Bashkim Fazliu,  planifikohet  që  kjo të realizohet në qershorin e ardhshëm dhe në ditën e çlirimit të bëhet përurimi i shtatores.

“ Ashtu edhe siç kemi premtuar një javë më par kemi filluar grumbullimin e nënshkrimeve për emërtimin e sheshit me emrin Tony Bair.Kam parë sit ë nevojshme  së bashku më disa bashkëpunëtor ta nisim këtë iniciativë për ti nderuara  miqtë tanë të cilët në kohët më të vështira na u gjetën.Është një kontribut i jashtëzakonshëm i ish kryeministrit Tony Blair së bashku me  ish presidentin Bill Clinton dhe me një ekip të bashkësisë ndërkombëtare të cilët na dhanë një ndihmë konkrete gjatë luftës së UÇK-së. Kjo iniciativë nuk është  e rastit që është  zgjedhur që sheshi të jetë afër sheshit “Dëshmorët e Kombit”  tha Bashkim Fazliu nga  Këshilli  për  emërtimin e Sheshit dhe vendosjen   e shtatores  së Tony Balir në Ferizaj.

Bëhet  e ditur se grumbullimi i nënshkrimeve do të  bëhët  Brenda një jave dhe pastaj  i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në komunë  me kërkesë që këtë ta shqyrtoi Kuvendi Komunal i cili është kompetentë për emërimin e shesheve dhe rrugëve.

Kjo iniciativ po mbështetet  nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione-IFOK

14274588_1120503687996543_751013566_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img