20,04,2024

Jepet konfirmimi nëse Brezovica do të hapet këtë vikend

Must Read

Brezovica do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe gjatë vikendit, kjo pasi që Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit ka bërë të ditur se janë edhe dy orteqe me rrezikshmëri të mesme të cilat do të largohen nga FSK’ja gjatë këtyre dy ditëve.

Këtë  e ka bërë të ditur, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, përmes Facebook’ut, duke shkruar se janë takuar me pjesëtarë të KFOR’it dhe FSK’së dhe pas punës e analizimit të situatës kanë ardhur në përfundim se nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin rrezik ndërkaq dy të tjera do të largohen brenda dy ditëve.

“Nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK që gjatë ditës se nesërme e shtunë të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka shkruar Morina.

Qendra e Brezovicës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe gjatë ditëve të vikendit.

Nesër bëhen një javë prej kur Brezovica po qëndron e mbyllur pas tragjedisë ku ndërroi jetë zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img