28,03,2024

Javën e ardhshme mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Besim Rexhepi”

Must Read

Komuna e Ferizajt, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se që nga dita e Hënë (28.09.2020)  deri ditën e Shtune (31.10.2020)  do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Besim Rexhepi”.

Pjesa e rrugës “Besim Rexhepi  e cila do të mbyllet për qarkullim është kryqëzimi  i kësaj rruge me rrugën “Liman Rekaj” , përballë Qendrës Tregtare “Plus Market”

Arsyeja e kësaj mbyllje janë punimet që do të zhvillohen për rregullimin e nënkalimit  në këtë pjesë.

Ky është njoftimi i plotë.

NJOFTIM

Me anë e kësaj shkrese, ju njoftojmë se prej datës 28.09.2020 (E hënë) duke filluar nga ora 08 00 [h] e deri më datë 31.10.2020 (E Shtune), do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të rrugës urbane “Besim Rexhepi”, pikërisht segmenti te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën urbane “Liman Rekaj” përball qendrës tregtare “PLUS Market” Komuna Ferizajt.

Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike duke filluar nga data 28.09.2020 deri më datën 31.10.2020 janë :

Rrugët alternative :

             1. Rruga “Liman Rekaj” duke vazhduar në përmjet rrugës “Imri Halili” dhe që ka dalje në rrugën “Enver Topalli”

             2. Në rrugën “Besim Rexhepi” nga drejtimi i restorant “Ahmet Gjyla” do të rregullohet një byepass nëpërmjet të kësaj rruge dhe do të ketë dalje në rrugën “Liman Rekaj”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet se konzorciumi i operatorëve ekonomik “Best Company” shpk. & “Beni Com” shpk, kanë  përfunduar punimet në pjesën e parë nga ana e hekurudhës, ndërsa punimet do ti vazhdojnë në kryqëzimin e rrugëve “Besim Rexhepi” dhe “Liman Rekaj”, përball qendrës tregtare “PLUS Market”, në implementimin e projektit ndërtimi i nënkalimit prej rrugës “Fehmi Agani” deri te rruga “Liman Rekaj”.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Ferizajt kërkojmë që në këtë ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Paraprakisht ju falënderojmë për mirëkuptim !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img