Ferizaj

Jasharaj: Qeveria nuk i ka ndryshuar qëndrimet e veta, greva vazhdon


Publikuar më:


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se greva në sistemin arsimor do të vazhdojë, kjo edhe pas takimit që pati sot Sussan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media pas këtij takimi, ka deklaruar se as mbështetja e Floken nuk ka ndikuar në ndryshimin e qeverisë karshi kërkesave të grevistëve të SBAShK-ut.

“Ishte një takim mes qeverisë dhe Zonjës Floken, takimi ishte në gjuhën angleze shumë gjëra nuk kam mundur t’i kuptojë, por shihet se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërruar qëndrimet e veta. Ky nuk ishte një takim i SBAShK-ut, i qëndroj pas asaj që kam thënë se asnjë takim i SBASHK-ut nuk do të mbahet pa praninë e mediave”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj e ka ritheksuar sërish se orët e humbura të procesit mësimor si pasojë e grevës nuk do të kompensohen.

To Top