Lajme

Japonia mban qëndrim proaktiv në drejtim të mbështetjes së Kosovës


Publikuar më:


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Taro Kono, ku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Veseli dhe Kono theksuan se 11 vjetori i këtyre marrëdhënieve i gjen të dy vendet me nivel bashkëpunimi në shumë fusha.

Kryetari i Kuvendit tha në takim se Kosova në këto 11 vite të ekzistencës si shtet është dëshmuar si faktor i paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, dhe vazhdon të punojë me përkushtim në avancimin e dialogut me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Ministri i jashtëm japonez, Tari Kono, theksoi se qeveria e tij ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Kosovë.

Në funksion të këtij interesimi është edhe vendimi për hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë, e cila siç u tha në takim nga dy bashkëbiseduesit, do të ndikoj në zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e biznesit dhe investimeve.

Kryeparlamentari kërkoi nga ministri japonez që Japonia të mbështesë Kosovën në procesin e përfshirjes në organizatat ndërkombëtare dhe nismat tjera globale.

Kono theksoi se qeveria e tij mban qëndrim proaktiv në këtë drejtim në mbështetje të Kosovës.

To Top