25,04,2024

“Jackpot” me pistoletë. Grabitësi i kazinove sapo kishte humbur 1 mijë euro

Must Read

I diplomuar si jurist, por që punonte në një fushë tjetër, atë të rregullimit të makinave në Kashar, 45-vjeçari Lelo njihet prej vitesh si një frekuentues i rregullt i lojërave të fatit.

Burime të policisë thanë për Top Channel se, Lelo në një rast ka humbur 150 mijë euro në lojërat e fatit, ndërkohë që edhe ditën e grabitjes me armë, ai kishte humbur 1.000 euro. Në këtë situatë, ai i është drejtuar kazinove për t’i grabitur, ndërsa në episodin e tretë u arrestua.

Në gjendje të dëshpëruar, Ilir Lelo i rrëfeu policisë se, pasi kishte humbur edhe të premten, kishte marrë armën në shtëpi dhe ishte drejtuar për të grabitur.

“Kur grabita kazinonë e parë pashë që ishin shumë pak lekë, ndaj dhe u drejtova te një tjetër kazino. Kisha parandjenjën se ishte një ditë me fat dhe se do të kapja Jackpot-in”, i tha policisë 45-vjeçari.

Në kazinonë e dytë, ku u kap në flagrancë, policia thotë se ai kishte hyrë sërish për të grabitur, në mënyrë që të siguronte një shumë të konsiderueshme për t’i luajtur në bixhoz.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img