26,04,2024

Ja se si Klopp i kishte motivuar lojtarët në fitoren ndaj Dortmundit

Must Read

sport

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen fantastike te skuadrës së tij kundër Borussia Dortmundit.

“Reds” mbrëmë mundën Dortmundin, me rezultat 4-3, në një ndeshje të çmendur, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Europa League, transmeton KosovaPress.

Tekniku gjerman tregon se çfarë u kishte thënë lojtarëve të tij në pushim të pjesës së parë, pasi që fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me epërsinë e ekipit gjerman prej 0-2.

Ai u tregoi fitoren e madhe te Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, duke e motivuar ekipin që në pjesën e dytë të përmbyste avantazhi i Dortmundit.

“Iu thashë lojtarëve, unë nuk isha atje por disa lojtarë me të vjetër te LFC, shumica nga ta tani ekspertë në televizione, ata ishin 3-0 duke humbur në pjesën e parë dhe fituan një finale të Champions League. Pra, edhe pse duket e pamundur, është e mundur. Ne duhet ta provojmë këtë. Dhe ata e bënë”, ka thënë Klopp.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img