16,04,2024

“Ja pse sulmi i Berlinit ishte më i suksesshëm sesa ai i 11 shtatorit”

Must Read

Në sulmin e 11 shtatorit, u vranë 2.700 njerëz, ndryshe 142  vrau çdo sulmues – në sulm u përfshinë 19 terroristët, sulmi u kryesua nga Mohamed Atom.

Në sulmin, në Nicë në korrik të këtij viti u vranë 86 persona, në Berlin numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 12, ndërsa 48 janë të lënduar.

Megjithatë, kur merret parasysh koha dhe paratë e investuara, sulmi në Berlin është shumë më i suksesshëm se sulmin ndaj kullave “binjake” në Nju Jork, kështu e ka llogaritur gazeta gjermane “Bild”, në artikullin “Matematika e terrorit”, transmeton lajmi.net.

Siç thuhet, mënyra e grabitjes së aeroplanëve për t’i rrëzuar ata në rrokaqiejt që ishin simbol i Manhattan-it, terroristëve ju deshën disa muaj dhe një shumë e madhe e parave.

“Pengesa e parë ishte hyrja në SHBA, pastaj futja e terroristëve në shkolla të fluturimit… që ishin shumë të shtrenjta, ajo përfshinte bordin prej 19 terroristëve. Al-Kaedas i është dashur të investojë një shumë të madhe të parave për të përgatitur ekzekutimin e sulmeve që ndryshuan botën”, shkruan Bild.

Në të kundërtën, sulmi i të hënës në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Berlin është i ngjashëm me në atë në Nicë – në vend të profesionistëve ne kemi parë “terrorist amator” që qëndroni pas timonit të kamionit, pa eksploziv, shpërthime spektakolare, pa forca të çmendura që kanë kallashnikovë në dorë dhe shkaktojnë vdekje.

Sulmet në Berlin dhe Nicë tregojnë se sulmi i shtatorit 2001 ndryshoi botën, me atë të terrorizmit global, shkruan Bild, transmeton lajmi.net.

Derisa në vitin 2001, terroristëve u duhej disa muaj përgatitje për organizim kompleks të sulmeve të komplikuara dhe të shtrenjta për të marrë vëmendjen e botës së sotme politike, i njëjti qëllim po arrihet sot me përpjekje minimale.

Sulmet e 11 shtatorit hynë në histori si sulmi i parë më i madh terrorist në mbulimin televiziv për objektivat tërheqëse. Sot deri te mediat ndërkombëtare mund edhe pa atë, krejt çka duhet është një telefon që të lidhet me internet.

Përveç kësaj, terroristët sot më  shumë i tërheqëse modeli i angazhimit solo. Në kohën e kontrollit të përgjithshëm të internetit është shumë më e vështirë të organizohet një grup terrorist dhe të ruhet  fshehtësia e komunikimit. Angazhimi i sulmuesi solo minimizon rrezikun e zbulimit.

Pas 15 viteve, bota është shumë më ndryshe, pasi që sa më shumë ka burime informacioni aq më pak mund të arrihen qëllimet e dëshiruara. Prandaj, sulmet e sotme terroriste nuk janë aq spektakolare sa ato të 11 shtatorit.

Islamikët nuk duhet të investojnë para të mëdha në sulm, ku për ta më pas do të flas e gjithë bota. Është e mjaftueshme që të paraqitet i vetmuar, i pa hetuar… të jetë fëmijë me armën që e gjen rrugës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img