26,04,2024

Dëshmitari Shkumbin Mehmeti, akuzon vëllezërit Kelmendi për organizim vrasjesh

Must Read

Vrasja e deputetit të LDK’së, Smail Hajdari, dhe ajo e Tahir Zemajt, është bërë me urdhër të vëllezërve Ibrahim dhe Qerim Kelmendi. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish me dy vëllezërit.

Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrajsjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

 

Dëshmitari Mehmeti: Xhemail Mustafën e vrau Agron Sylejmani

Vrasja veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish të figurave të njohura të vendit, pas luftës.

Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrajsjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Zona e Debatit (4): Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka treguar si është ekzekutuar pjesëtarja e Shërbimit Policor të Kosovës,  Sebahate Tolaj, nga pjesëtarët e grupit kriminal që i takonte ai vet, njofton Klan Kosova.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

Mehmeti pretendon se personi që është dënuar për këtë rast, nuk është dorasi. Vrasës, sipas tij, është dikush tjetër që nuk u dënua kurrë. Në fakt, për këtë vrasje, dikush kishte paguar 25 mijë euro.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img