26,04,2024

Ja drejtuesit e rinj të Universiteteve

Must Read

Tirana_Mother_Teresa_Square-780x439

Përfundimi i numërimit të votave nga stafet akademiket në përballjen më të fortë dhe më me interes, nxori dje fitues Mynyr Konin. Dekani i Shkencave të Natyrës mori afro dyfishin e votave të pedagogëve (460), përballë dekanes së Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra (243 vota), në garën për të marrë Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Koni do të zërë karrigen e Dhori Kules, teksa rezultati përfundimtar dhe certifikimi do të bëhet pas numërimit të votave të studentëve, por që përfaqësojnë vetëm 10 % të votave totale.

Zgjedhjet e djeshme u zhvilluan në një klimë përgjithësisht të qetë dhe përpos komisionerëve në sallat e votimit, këtë fakt e përcollën edhe kandidatët në mesazhet e tyre. Në mbyllje të votimit, Koni ka falënderuar stafin akademik dhe studentët që sipas tij, në këtë ditë të rëndësishme, dëshmuan vlerat reale të UT-së dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Falënderoj studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit dhe njëkohësisht për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe”, shkruan Koni. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, i cili është edhe arbitri i lojës, ka raportuar pjesëmarrjen e lartë në nivelin 98 për qind për stafin akademik në 10 fakultetet e Universitetit të Tiranës, ndërkohë që pjesëmarrja e studentëve ka arritur në nivelin 40-50 për qind.

Në Universitetin e Mjekësisë 3 kandidatët e brendshëm të tij kanë dalë nga votat e pedagogëve me një rezultatet të ngushtë, ku Arben Gjata ka kryesuar vetëm me 1 votë plus, ndaj kandidatit Petrit Bara, por pa lënë shumë larg në diferencë edhe Mira Rakacollin. Në mesnatë Gjata u konfirmuar rektor nga votat e stuentëve. Ndërkohë numrin më të madh të votave te Universiteti Politeknik i ka marrë Andrea Maliqari, duke lënë pas kolegët Përparim Hoxha dhe Andonaq Londo. Ndërkohë te Artet votëbesimin e stafit akademik e ka marrë Kastriot Çaushi.

Pozicioni i dekanit në Fakultetin Ekonomik, me gjasë nuk do të mbetet vakant pas këtij procesi, pasi kandidati i vetëm, Dhori Kule ka marrë 122 vota pro, kundrejt 35 kundër nga stafi akademik. Lajmin e pohon kreu i Komisionit Institucional Zgjedhor, Majlinda Keta, e cila thotë se për rezultatin përfundimtar duhet të pritet edhe hapja e kutive me votat e studentëve.

Ndërkohë, deri në orën 22:00, ende nuk ishte mbyllur procesi i numërimit për përballjen te Filologjiku mes Dhurata Shehrit dhe Valentina Dukës. Te Universiteti i Arteve, rektori që la postin, Petrit Malaj, ka dalë në avantazh përballë rivalit tjetër, duke qenë në këtë mënyrë shumë pranë rrugës për të dalë dekan, pas numërimit të plotë të votave. Te Shkencat Sociale, në avantazh, nga votat e profesorëve ka dalë Edmond Rapti përballë Edmond Dragotit. Ndërkohë, në Universitetin Politeknik, emrat e parë që kanë dalë në avantazh, janë Ligor Nikolla në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike.

Ndërkohë, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë është zgjedhur Jorgaq Kaçani. Dekanati i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit do të drejtohet në katër vitet e ardhshme nga Vladi Koliqi, ndërsa Gëzim Hasko është zgjedhur dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Te Filologjiku kryesoi me votat e pedagogëve, Valentina Duka përballë Dhurata Shehrit.

Rregullorja për fituesit përfundimtarë në rastin e zgjedhjes së rektorit dhe dekanit, bashkon votat e pedagogëve dhe votat e studentëve sipas një formule, ku rezultati në përqindje do të dalë si rezultat i numrit të votave pro kandidatit nga pedagogët, përmbi numrin e votave që ata kanë hedhur vota të vlefshme. Kjo llogaritet dhe shumëzohet me 90 përqindëshin, plus numrin e votave pro kandidatit nga studentët përmbi numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme nga ta, të cilat po nderohen në 10 për qind.

Pjesëmarrja

Fakultetin Ekonomik 99%

Fakulteti i Drejtësisë 97%

Instituti i Fizikës Bërthamore 100%

Filiali Kukës 100%

Shkencat sociale 94.8%

Shkencat e Natyrës 99%

Rezultatet

Universiteti i Tiranës

1.Klodeta Dibra, 243 vota

2.Mynyr Koni, 460 vota

Universiteti Politeknik i Tiranës

1.Andrea Maliqari (avantazh)

2.Përparim Hoxha

3.Andonaq Londo

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

1. Mira Rakacolli, 60 vota

2. Arben Gjata, 107 vota

3.Petrit Bara, 106 vota

Universiteti Bujqësor i Tiranës

1. Ardian Maci

2. Bahri Musabelliu (avantazh)

Universiteti i Arteve, Tiranë

1. Kastriot Çaushi, 92 vota

2. Artan Peqini, 33 vota

3. Fatmir Hysi, 14 vota

Universiteti i Sporteve

1. Agron Çuka 53%

2. Artan Shytaj 47%

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

1.Elmaz Leci

2. Ksenela Sotirfoksi 70 %

3.Bardhyl Çeku

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

1.Roland Zisi 98 %

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

1. Arjeta Dibra 87 vota

2. Adem Bekteshi 94 vota

Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan

1.Skënder Topi, 92 %

Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër

1.Bektash Mema 70 %

2. Kostaq Hila 30 %

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

1. Ali Jashari, 78 vota

2. Lorenc Konomi, 68 vota.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img