28,03,2024

Ismali: Sigurimet shëndetësore do të bëhen në fund të vitit 2019

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se sigurimet shëndetësore në vend do të bëhen në fund të vitit 2019, i cili ka treguar se çilat janë përfitimet e pacientëve.

Ismaili në fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për sigurimet shëndetësore dhe për Sistemin Informativ të Shëndetësisë.Sipas Ismailit, në fund të vitit 2019 do të përfundojnë sigurimet shëndetësore.“Sistemi Informativ Shëndetësor, ka filluar si projekt që nga viti 2011. Kur jam bërë ministër, asnjë fazë s’e kam gjetur të kompletuar. Ka pasur parregullsi të mëdha. Ne kemi mbyllur fazën e pilot-projektit”, ka thënë Ismaili.

Ndërkaq, sa i përket sigurimeve shëndetësore, ka thënë se ato janë të rëndësishme dhe se në fund të vitit 2019, sigurimet shëndetësore do të kompletohen.

“Sa i përket sigurimeve shëndetësore, e dimë se ato janë të rëndësishme. Deri në fund të vitit 2019 do të shohim një kompletim të sigurimeve shëndetësore. Fondi i sigurimeve është kompletuar”, deklaroi Ismaili.

Sipas Ismailit, me sigurimet shëndetësore, pacientët do të marrin barna falas për sëmundjet që kanë.

Ismaili po ashtu bëri të ditur se shërbimi i parë që do të bëhet për pacientët nga sigurimet shëndetësore janë barnat jashtë spitalore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img