19,04,2024

ISIS merr nën kontroll terren të ri në lindje të Sirisë

Must Read

B_KdsW7UQAEiItA

Aktivistët dhe mediat që janë të lidhura me militantët e Shtetit Islamik kanë deklaruar se grupi terrorist ka marrë nën kontrollë një lagje që qeverisej nga qeveria.

Zona e marrë nën kontroll nga militantët e ISIS-it është Deir el-Zour, në lindje të Sirisë, transmeton koalb.com.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se militantët e Shtetit Islamik gjatë natës kanë zhvilluar përleshje të mëdha me trupat qeveritare dhe me forcat aleate, ndërsa kanë theksuar se Shteti Islamik ka avanzuar në zonën industriale të qytetit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, lagjia është goditur nga pesë sulme ajrore, por ende nuk dihet numri i viktimave.

Agjensia e lajmeve Amaq, që është e lidhur drejtpërdrejtë me militantët e Shtetit Islamik, ka theksuar se trupat qeveritare janë debuar nga ajo zonë, ndërsa ka shtuar se militantët janë duke u ofruar drejt një baze ajrore ushtarake.

ISIS e ka humbur kontrollin e qeverisjes në qytetin Palmira, ndërsa gjithashtu është zbrampsur edhe nga sulme tjera rebele në veri. /Koalb.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img