Ferizaj

Ish-ushtari i UÇK-së mirëpret Hoxhajn në Ferizaj: Kryeministri i ardhshëm 1 milion për qind


Publikuar më:


Gjatë një tubimi të PDK-së në Ferizaj, ish-ushtari i batalionit Atlantiku, Muhamed Kuka, i cili shfaqet në çdo tubim publik me uniformë dhe flamur të UÇK-së, i ka uruar mirëseardhje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajt.
Në një video të publikuar ish-ushtari i UÇK-së dëgjohet duke i thënë Hoxhajt se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe atë 1 milion për qind.
“Kryeministri i ardhshëm 1 milion për qind. Bajrush Xhemajli deputet. Mirë se na erdhe në Ferizaj, Ferizajn e ke me 100 shpirta dhe Therandën.”, thotë ai.

To Top