25,04,2024

Ish-ushtar i UÇK-së që njihet nga e gjithë Kosova, po kërkon ndihmë për vajzën e tij të sëmurë

Must Read

sh-ushtari i UÇK-së, Muhamet Kuka, që la Amerikën për t’iu bashkuar luftës për liri, ka vite që kërkon shërim për vajzën e tij.

Ai tash e dy ditë bredh oborreve të QKUK-së, nga ku kërkon shërim për vajzën e tij, Pranverën, por siç i kanë thënë mjekët, atë duhet kërkuar vetëm jashtë vendit.

Si i papunë që është prej 15 vjetësh, thotë se gjendet në hall të madh, ngase nuk mund t’i sigurojë mjetet për shërimin e vajzës.

Ai po kërkon ndihmë pasi që vajza e tij është shumë e sëmurë dhe terapitë të cilat i përdorë nuk po mundet me i përballu me një rrogë të veteranit prej 170 euro.

Trajtimi adekuat i vajzës që vuan nga epilepsia, Kuka thotë se mund të bëhet në Tiranë, por as këtë nuk mund ta realizojë pa ndihmë.

Për të gjithë ata që duan të i ndihmojnë atij, mund t’i shkruajnë në Facebook, Muhamet Kukaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img