20,04,2024

Ish-prokurorja Badivuku në përpjekje të gjetjes së pafajësisë (Video)

Must Read

E akuzuar për marrje ryshfeti, Badivuku ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 3 vjet burg, 5 mijë euro gjobë dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit për 3 vite.

Badivuku për të kërkuar pafajësinë përmendi “një varg shkeljesh procedurale”. Ajo kontestoi sidomos pretendimin e Prokurorisë lidhur me paratë që i ishin gjetur asaj.

“Sa i përket vërtetimit në asnjë mënyrë ato pare që janë gjetur tek unë nuk janë paratë e simulimit dhe unë nuk e di çfarë ka bërë policia por vetë mënyra e veprimit tregon se ato para s’mund të jenë të simulimit”.

Pretendimet e Badivukut i përkrahu edhe avokati i saj, Ramë Dreshaj.

“Personi i caktuar zyrtar caktohet për ta përcjellë hap pas hapi se ku po shkon paraja e dedikuar për simulim dhe me siguri prokurori special dhe hetuesit me siguri nga mospërvoja nuk e kanë bërë dhe ju kanë shkuar paratë, se Ozdaniqi, Kaltrin dhe Smakolli, kanë të bëjnë me fajde, fajdexhi me borxhe edhe dreq dhe aty ju kanë shkuar paratë”, tha Dreshaj.

Edhe Besnik Berisha, avokati i të akuzuarit tjetër, Idriz Kelmendi, e kontestoi dënimin e të mbrojturit të tij nga gjykata e shkallës së parë.

“Gjykata klientin tim e ka shpallë fajtor me dy prova, mbi deklaratën e Isak Smakollit dhe Vahide Badivukut dhe a e kanë thënë të vërtetën vetëm Zoti e din, por a do të duhej që këto të jenë të mjaftueshme për Idrizin të shpallej fajtor ? Unë jam i bindur se nuk do të duhej të ishte e mjaftueshme dhe shumë shpresoj se kjo gjykatë do të konstatojë se këto nuk mjaftojnë që dikush të shpallet fajtor nëse s’ka prova të tjera”, tha Berisha.

Idriz Kelmendi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari i tretë, Isak Smakolli, ishte gjobitur me 3 mijë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Vahide Badivuku në periudhën kohore maj – gusht 2015, në cilësinë e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës, duke shfrytëzuar detyrën e saj i ka tejkaluar kompetencat dhe nuk e ka përmbushur detyrën e saj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete, duke kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”, në kundërshtim me detyrën e saj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Badivuku në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër Idriz Kelmendi ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10 mijë euro përmes Idriz Kelmendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img