28,03,2024

Ish luftëtari i UÇK-së u dërgon letër të hapur Thaçit, Veseli dhe Haradinajt

Must Read

Ish luftëtari i  UÇK-së, njëherit  asamblist aktual në Kuvendin e Ferizajt, Luan Jahiri, përmes një letre të hapur ka kërkuar nga krerët e shtetit që të ruajnë miqësinë me SHBA-të.

“Ju besuam në drejtimin e luftës së shenjtë të UÇK-së, Ju besuam me votë që të na udhëhiqni në paqe, Ju besojmë se edhe sot do të vendosni drejtë, e si shtet 11 vjeçar – me nder e detyrë për atdheun do të ecim përpara” ka shkruar Jahiri.

Kjo është letra e plotë e  Luan Jahirit, asamblist në Kuvendin e Ferizajt

Letër/kërkesë e hapur:

I nderuar President z.Hashim Thaçi
I nderuar Kryeparlamentar z.Kadri Veseli
I nderuar Kryeministër z.Ramush Haradinaj

Po ju shkruaj në emrin t’im, të familjes s’ime, në emër të atyre që më kanë besuar votën për asambleist, por edhe të shumë atyre që tashmë janë të vetëdijesuar:

Duhet të jemi të vetëdijshëm se miqësia me SHBA-të duhet dhe do të jetë e përhershme, pra duhet të ecim bashkë me ta, kërkesa e tyre është:

Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.

Andaj me vetëdijesimin e krijuar gjatë viteve të pasluftës, veçanërisht këtyre ditëve të vendosjes së taksës, unë besoj fuqishëm se përdorimi i produkteve të armikut nuk duhet të vjen më në shprehje për përdorim, por unë besoj fuqishëm se as kompanitë tona nuk do të porosisin më këso produkte.

Pezullimi i taksës edhe pse i dëmshëm është i domosdoshëm për momentin, miqësia e krijuar me shtetet aleate për çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës është e shenjtë, andaj Ju lusim të veprojmë sipas kërkesave dhe sugjerimeve të shumta të aleatëve tanë.

Ju besuam në drejtimin e luftës së shenjtë të UÇK-së, Ju besuam me votë që të na udhëhiqni në paqe, Ju besojmë se edhe sot do të vendosni drejtë, e si shtet 11 vjeçar – me nder e detyrë për atdheun do të ecim përpara.

Respekt për udhëheqësit tanë!

Luan Jahiri – asamblist i Kuvendit – Komuna e Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img