24,04,2024

Ish-luftëtarët e UÇK-së i kërkojnë Qeverisë t’i realizojë premtimet

Must Read

uck-2-620x330

Mos-formimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë. Për këto, dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës nesër mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë. Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i ka thënë KosovaPress-it se nëse ekzekutivi nuk u përgjigjet ankesave të protestuesve, atëherë do të diskutohet për protesta të radhës, për të cilat tha mund të mos kalojnë të qeta.

Përmes telefonit, Qeriqi bëri të ditur se organizimi i nesërm është një paralajmërim për Qeverinë, pra një protestë paqësore që pritet të zgjasë një orë.

“Nesër protestojmë rreth padrejtësive që po na behën. Kemi marrë vesh se Qeveria po mundohet të zvogëlojë pensionet e veteranëve. Kemi pas disa takime me kryeministrin Isa Mustafa, ish-zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, dhe ministrin e Punës, Arban Abrashi. Isa Mustafa në muajin shkurt na pati premtuar se do të formohet një komisioni mjekësor që do të mirret me një pjesë të invalidëve që nuk po e gëzojnë të drejtën për pension, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Qeriqi.

Ai bëri të ditur se do të ngrisin zërin edhe për fryrje të listave, dhe siç tha ai, padrejtësi të tjera që po i bëhen kësaj kategorie.

Qeriqi tha se nëse nuk mirren parasysh kërkesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së, atëherà « mënyra e protestës do të ndryshojë.

Ish-luftëtarët e UÇK-së nesër mblidhen para Qeverisë së Kosovës në orën 12:00

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img