18,04,2024

Ish kryetari Svarqa akuzon kryetarin Aliu për keqqeverisje

Must Read

Ferizaj. 28.12.2018. Në një konferencë për medie ish kryetari Muharrem Svarqa, kryetar aktual i LDK-së,  ka akuzuar Agim Aliun për keqqeverisje gjatë vitit të parë të qeverisjes.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj konsideron se ky vit qeverisës nga z. Aliu mund të konsiderohet si viti më i keq qeverisës, që nga paslufta. Viti qeverisës 2018 është karakterizuar nga: vendime të marra nga ana e qeverisë komunale në kundërshtim me ligjin dhe me procedurat ligjore, me hakmarrje ndaj kundërshtarëve politik si dhe me shpërblime për mbeshtetësit e tij, me ankesa të pandërprera ndaj qeverisje së kaluar dhe me deklarime pompoze për “projektet madhore” që pritet t’i bëjë, të cilat në të vërtetë, kanë qenë dhe janë projekte të qeverisë së Kosovës, ku komuna ka shumë pak pjesëmarrje” ka thënë Svarqa.

Svarqa si “Sukese”  të qeverisë Aliu i  numëruar vetëm vendimet  që ka marrë Kuvendi Komunal.

““Suksese” të kësaj qeverisjeje janë mbi 20 vendime të Kuvendit të Komunës që janë kthyer prapa nga pushteti qendror si të kunderligjshme, edhe pse ne paraprakisht i kemi paralajmëruar si subjekt opozitar se këto vendime janë në kundershtim me ligjin dhe me dokumentet ligjore, sidomos me PZHK-në. Bëhet fjalë për spitalin , varrezat, marrëveshjet me Karitasin e Kosoves, ridestinimin e pronave etj. Dhenia e lejeve të ndertimit për këto objekte është po ashtu në kundërshtim me Ligjin e planifikimit hapësinor dhe PZHK -në Vendimet e ministrive përkatëse, të rekomanduara për anulim në Kuvendin e Komunës, jo vetëm që nuk anulohen, por mbivotohen dhe festohen me duartrokitje. Kjo tregon se sa është i interesuar PAN – i ferizajas dhe kryetari Aliu për zbatimin e ligjit.” Ka thënë Svarqa.

Gjithashtu sipas opozitës edhe kontratat për  projektet  për rikonstruktimin e rrugëve, nënkalimeve dhe projektit “Bashkimi i qytetit”

“Pra, në kundërshtim të plotë me ligjin janë lidhur kontratat për projektet: rikonstruktimi i rruges Varosh- Gërlicë në shumë prej 2. 654. 328, 96€, ndërsa ne kodin buxhetor për 4 vjet janë paraparë vetëm 1. 500.000, 00€. E njëjta praktikë është përdorur edhe te projektet e ashtuquajtura “Bashkimi i Qytetit” , palestra në Greme etj. Projekti “Bashkimi i Qytetit”, i cili në fakt e bën ndarjen e Ferizajt, ështe ai që ka treguar se ky kryetar ka marrë vendime AD HOC (aty per aty), sepse ky projekt vazhdimisht po ndryshon, në varësi prej kerkesave të grupeve të caktuara të interesit. Nuk ka ndodhur në historinë e pasluftës që të punohet pa projekt detal në projekte të kësaj natyre” ka thënë Svarqa.

Në konferencën e thirrur për media, ndër të tjera Svarqa ka  thënë se LDK do të ndikojë përmes opozitarizmit të vazhdueshëm konstruktiv, në korrektimin e korrigjimin e pushtetit, por gjithashtu, kërkon përshpejtimin e ritmit të punës në vitin e ardhshëm, në mënyrë që të kompensohet koha e humbur, nëse eventualisht ka mundësi të kompensohet. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img