19,04,2024

IPKO shpërblen me 10,000 dhurata – super-veturat Range Rover Sport dhe Mini One

Must Read

Pjesëmarrja për të fituar njërin nga mijëra shpërblimet është e thjeshtë sikurse aktivizimi i një pakoje të internetit në mobil

Prishtinë, 29 nëntor 2016 – Fundi i këtij viti do të jetë jashtëzakonisht befasues për së paku 10,000 përdorues të IPKO-s të cilët do ta mbyllin vitin me një dhuratë nga operatori i tyre i preferuar mobil që po shpërblen me mijëra përdorues për festat e fundvitit, duke filluar prej Festës së Flamurit – 28 nëntorit.

Operatori udhëheqës për internetin në mobil – IPKO, njoftoi sot fillimin e lojës më të madhe shpërblyese të organizuar ndonjëherë në tregun kosovar, e cila do të shpërblejë 10 mijë përdorues të saj me një nga dhuratat e shumta, për pesë javë rresht.

E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë për të hyrë në lojë është aktivizimi i pakos javore të internetit në mobil me 2GB dhe me këtë pjesëmarrësit bëhen automatikisht pjesë e lojës shpërblyese që dhuron shpërblime të pabesueshme për të gjithë; Samsung TV UE 55 “, MacBook Air, iPad Pro, iPhone 7 Plus, iPhone 7, Samsung Galaxy S7 Edge, Samsung Galaxy S7, GoPro Hero 4, Samsung Galaxy A5, Sony Xperia Z5, Xiaomi Mi 5, Bluetooth, çanta laptopi, power bank dhe shumë më tepër çmime, duke përfshirë edhe çmimet kryesore – veturat e reja Range Rover Sport dhe Mini One.

Aktivizimi i pakos së internetit në mobil është shumë i thjeshtë dhe bëhet vetëm duke e thirrur kodin *217# për 2.17 euro.

“Festat janë për të ndarë gjërat më të mira që i kemi me ata për të cilët ne kujdesemi dhe i çmojmë më së shumti. Dhe ne në IPKO i vlerësojmë shumë të gjithë konsumatorët tonë besnik, të cilët duam t’i shpërblejmë me mijëra shpërblime. Ne besojmë se duke gëzimi i mijëra përdoruesve tanë me dhurata të çmueshme është mënyra më e mirë për urimin e gjithë festave të këtij fundviti” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO.

Shpërndarja javore e shpërblimeve

Loja shpërblyese ka filluar dje, më 28 nëntor dhe mbaron më 30 dhjetor 2016.  Tërheqja e gjithë fituesve do të bëhet drejtpërdrejt në Klan Kosova, në emisionin Ora e Pasdites sipas datave të mëposhtme:

§  Java e Parë – 28 nëntor deri 4 dhjetor (tërheqja e fituesve bëhet më 5 dhjetor);

§  Java e Dytë  – 5 deri 11 dhjetor  (tërheqja e fituesve bëhet më 12 dhjetor);

§  Java e Tretë – 12 deri 18 dhjetor (tërheqja e fituesve bëhet më 18 dhjetor);

§  Java e Katërt – 19 deri 25 dhjetor   (tërheqja e fituesve bëhet më 26 dhjetor);

§  Java e Pestë – 26 deri 30 dhjetor (tërheqja e fituesve bëhet më 30 dhjetor);

Sa më shumë që pjesëmarrësit aktivizojnë pakon, aq më të mëdha janë gjasat që ata të fitojnë njërën nga shpërblimet e shumta.

Për më shumë detaje rreth lojës shpërblyese, vizitoni https://www.ipko.com/offers/10-000-dhurata-nga-ipko/

ipko-lojashperblyese roversport-1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img