20,04,2024

Ipeshkvia organizon meshë për viktimat në Turqi

Must Read

Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar pas aktit terrorist në Aeroportin e Stambollit, i cili ishte i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm, duke thënë se solidarizohet me popullin turk.

Në deklaratën e Ipeshkëvisë thuhet se me dhembje dhe pikëllim të thellë kanë përcjell lajmin trishtues të aktit terrorist në Aeroportin e Stambollit, i cili ishte i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm.

“Kjo shëmti e njerëzve të ligj ka tronditur botën e qytetëruar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë. Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, është e bashkuar në lutje për viktimat e kësaj të keqeje dhe për familjarët e tyre, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, të ndalet sa më shpejt, duke i kthyer zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vëllazëri, në paqe, në dashuri dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër”, thuhet në komunikatë.

Për shpirtin e të ndjerëve të rënë në këtë tragjedi dhe për paqe në botë, Ipeshkvia e Kosovës do të mbajë meshë të dielën, më 3 korrik 2016 – në të gjitha kishat e saja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img