27,04,2024

IPEDU i dhuron makina shkollës së Agrobiznesit në Ferizaj

Must Read

Instituti për Promovimin e Edukimit – IPEDU përmes Fondacionit Sollon nga Zvicra, sot i ka dhuruar disa makina për profilin e konfeksionit shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Makinat  të cilat sot i janë dhuruar shkollës së Agrobiznesit  kanë kompletuar  pjesën e pajisjeve  të domosdoshme për kryerjen e pjesës së praktikës për nxënësit e këtij drejtimi.

Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve i pranishëm ishte edhe i pari i IPDU-së, profesori Ramush Lekaj, i cili  asnjëherënuk ka hezituar që të ndihmoj këta nxënës.

“Puna dhe përkushtimi i nxënësve për tu aftësuar për këtë drejtim si dhe mungesa e mjeteve të punës na ka shtyrë që tu dalim në ndihmë  dhe këtyre nxënësve tu ofrojmë atë që kemi mundësi që sadopak këtyre nxënësve tu  krijohen kushte që sa më mirë të përgatiten për profesionin e tyre” ka thënë Ramush Lekaj.

Mësimdhënësi i lëndëve profesionale në këtë drejtim, Nehat Braha  ka falënderuar profesorin Ramush Lekaj për gatishmërinë për të ndihmuar këta nxënës dhe  ndihmën për të kompletuar këtë kabinet të profilit të Konfeksionit.

“Me makinat të cilat na janë dhuruar sot, në një mënyrë  po kompletohet një  një cikël i makinave me të cilat besoj  menjëhër pas  pushimit dimëror mundë të fillojmë  me përgatitjen e uniformavë për  shkollën tonë. Falënderoj proferorin RamushLekaj, për gatishmërinë për të na ndihmuar , e i cili nuk është hera e parë që po na ndihmon” ka thënë  Nehat Braha.

 Kohë më parë nga  IPEDU kjo shkollë ka pranuar edhe disa makina të çepjes përmes Fondacioni Solon nga Zvicra.

IPEDU që nga  viti 2000, përmes Fondacionit Solonnga Zvicra ka ndarë edhe shumë bursa për nxënës dhe studentë. Ditë mëparë ka bërë publike edhe ndarjen e 33 bursavë për nxënës të shkollave të mesme të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img