26,04,2024

Investimet e KEDS-it po i paguajnë qytetarët përmes faturave të rrymës

Must Read
Që nga privatizimi i distribucionit, Kompania për Furnizim të Energjisë, KEDS, është thirrur në miliona euro investime në rrjet. Por, të gjitha këto investime në sistemin e rrjetit elektrik e orëve digjitale, u faturohen qytetarëve, raporton KTV. Madje, në këta pesë vjet, ajo ka investuar mbi 100 milionë euro, duke thënë se kanë kaluar edhe parashikimet. Megjithëkëtë, çdo vit Zyra e Rregullatorit të Energjisë, i tarifon në çmim të energjisë elektrike. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kjo e drejtë i është mundësuar KEDS-it përmes kontratës që vetë institucionet e kanë nënshkruar. Edhe pse investimet i paguajnë qytetarët, kjo kompani nuk është obliguar që investimet t’i bëjë përmes Ligjit për Prokurimin Publike. Kohavisioni ka provuar të marrë një qëndrim për këtë edhe nga Qeveria e Kosovës, por nuk janë përgjigjur. Ndërsa, sipas Dardan Abazit nga INDEP-i, niveli i humbjeve të energjisë në rrjet vazhdon të jetë i lartë. Për këtë, sipas tij, prokurimi i tyre duhet të kryhet thukët nga ZRRE-ja ose të shqyrtohet mundësia që të kryhet nga Ligji për Prokurimin Publik. Lidhur me blerjen e pajisjeve për investim, Kohavisoni ka kërkuar përgjigje edhe nga KEDS-i gjatë së premtes, mirëpo zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur. Në kontratën me qeverinë, KEDS-i ka marrë përsipër që për 15 vjet të investojë 300 milionë euro. Brenda vitit, ajo investon 20 milionë euro, e deri tani, për pesë vjet ka arritur mbi 100 milionë. Të gjitha investimet bëhen për t’i ulur humbjet në rrjet elektrik si dhe parandaluar vjedhjet nga orët elektrike, duke i zëvendësuar ato me orë digjitale.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img