18,04,2024

Investimet e deritashme të KEDS-it mbi 60 milionë euro

Must Read

keds-620x358

Dhjetëra investime janë bërë në rrjetin distribuiv të energjisë nëpër zonat me tension jostabil në mbarë territorin e Kosovës nga ana e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Këto investime janë bërë kryesisht në vendet ku kjo kompani ka trashëguar një rrjet të vjetruar. Zyrtarë të KEDS thonë se është një proces që vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, derisa të bëhet rrjeti në parametra me standarde të larta, përkatësisht me pajisje moderne.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në kuadër të përgjegjësisë për investime në rrjetin e distribuimit ka vënë në prioritet investimet, sidomos në vendbanimet me tension jostabil. Sipas tij, investimet totale që nga kalimi i KEDS në pronësi të konzerciumit tek kompania “Çalik-Limak” e deri më sot janë mbi 60 milionë euro. Buzhala tha se është një premtim që po mbahet, dhe dhe gjithçka, po ecën sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Buzhala: Për investimet prioritet i epet zonave akute

“Nga pranvera e vitit të kaluar ne kemi identifikuar vendbani met me rënie të tensionit dhe menjëherë kemi filluar me investime. Është një proces dinamik do projekte realizohen, disa projekte të tjera identifikohen, që do të thotë se vazhdohet trendi i investimeve. Po flasim për dhjetëra vendbanime, të cilat sot kanë tension stabil në anë e kënd Kosovës pas investimeve, nuk është përjashtuar as një pjesë e vendit. Sigurisht se prioritet më i madh i jepet zonave akute, që është parë intervenimi i domosdoshme dhe sa më i shpejt”, tha Buzhala.

Ai tha se pas zonave më problematike vijnë gradualisht zonat tjera për investime. Për investimet e deritashme, Buzhala tha se bëjnë pjesë Podujeva, Vushtrria, zona e Deçanit dhe disa zona të tjera. Sipas tij, me këto investime është bërë komplet renovimi i rrjetit, duke zëvendësuar shtyllat me ato të betonit, po ashtu zëvendësimin e kabllove dhe përçuesve me zëvendësimin e të gjitha pajisjeve tjera përcjellëse të rrjetit.

Buzhala: Inve stimet do të vazhdojnë derisa të bëhet rrjeti me standarde të larta

“Në vendet ku ne kemi trashëguar një rrjet shumë të vjetruar në gjendje shumë të rëndë, bëhet fjalë për zonën e Podujevës, pastaj është zona e Vushtrrisë, zona e Deçanit dhe disa zona të tjera. Mirëpo në vendbanimet për rënie të tensionit është investuar në tërë territorin e Kosovës, po flasim për dhjetëra projekte. Është një proces që vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, derisa të bëhet rrjeti në parametra standarde, përkatësisht me shërbimet më të larta të kërkuara”, tha Buzhala.

Ai shtoi se statistikat e investimeve janë lëvizëse, që ndodhin nga dita në ditë, nga javë në javë, nga muaji në muaj, varësisht nga dinamika e punimeve. Buzhala tha se punimet po ecin mirë edhe pse ka pasur disa telashe aty-këtu me konteste pronësore për zgjerimin e rrjetit.

Buzhala tha se konsumatorët janë n darë të kënaqur në zonat kryesore ku janë bërë investimet në zona me tension jo stabil.

KEDS në kuadër të projekteve për përforcim dhe zgjerim të rrjetit ka investuar edhe në fshatin Mazgitë, banorët shprehen të kënaqur me këtë investim energjetik. Rushit Isufi, banor i fshatit Mazgit, për KosovaPress tha se si rrjedhojë e kësaj ka qenë i ulët stabiliteti energjetik, shpeshherë nën 100 volt, me të cilën nuk ka mundur të aktivizohet as një pajisje shtëpiake. Ndërsa, pas intervenimit është vendosur trafo e re, pastaj, shtyllat e betonit dhe kabllot bistek që kanë siguruar furnizim të qëndrueshëm më kualitativ dhe me standarde.

Isufi: Nuk kemi pasur furnizim stabil me energji

“Me trafostacionin e ri jemi të kënaqur, pasi s’ka pasur më parë rrymë stabile me 100-110 volt dhe të gjitha pajisjet e amvisërisë na ishin djegur. Kurse, tash është më stabil…ka diferencë 100 për qind. Realisht ne nuk ke mi pasur furnizim stabil hiç. Me vendosjen e trafos së re për gjitha të gjitha pajisjet shtëpiake ka rrymë stabile 200-220, më parë ishte 90-100. As një herë nuk ka pasur stabilitet energjetik në fshat. Të gjitha pajisjet na ishin djegur me shporet, me frizhider. Na kanë mbetur në oborr të djegura. Tash për furnizim nuk mund të themi se është keq”, tha Isufi.

Edhe banorë të tjerë të këtij fshati shprehen mirënjohës për investimet energjetike, që sipas tyre kishin pasur telashe për stabilitet energjetik. Ky fshat ka stabilitetin energjetik 220 volt dhe marrin shërbime kualitative brenda standardeve të lejuara. /KP

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img