28,03,2024

Interesim i madh për punësim në “Bechtel & Enka”

Must Read

Shumë të interesuar për punësim sot ja kishin mësy sallës së Kuvendit Komunal në Ferizaj për të aplikuar për punësim në kompaninë “Bechtel & Enka”.
Qysh para orës 11:00 kur ishte lajmëruar panairi për punësim ,marrëveshje kjo e arritur në mes të komunës së Ferizajt dhe kompanisë “Bechtel & Enka” hapësirat e sallës ishin stërmbushur nga të interesuarit.

Para të pranishmëve për këtë marrëveshje foli kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe Menaxheri i projektit nga kompania “Bechtel & Enka”,Christopher Jennions.

Me këtë rast u bë e ditur se mundësi punësimi kanë të gjithë ata që kanë një përvojë e sidomos ata me makina të rënda, operatorë,administratë si dhe njohuri më punën me armaturë..

“Falënderoi komunën për këtë bashkëpunim dhe mundësin që ne të jemi më afër atyre që kërkojnë punë por edhe mundësinë që në të gjejmë kuadrot që i nevojiten kompanisë sonë.Do të jemi këtu deri sa edhe i interesuari i fundit të plotësoi aplikacionin. Pas kësaj ne do ti shqyrtojmë të gjitha aplikacionet dhe të gjithë ata që I plotësojnë kushtet dhe që i nevojiten këtij projekti do ti kontaktojmë. tha Christopher Jennions

Edhe qytetarët që kishin ardhur të aplikojnë u shprehën të kënaqur për këtë mundësi.

“Kam një përvojë shumëvjeçare me punën me makina të rënda pasi kamë punuar me kompani amerikane nëpër projekte të ndryshme dhe besojë që kjo është ajo që I duhet edhe kësaj kompanie” tha njëri nga qytetarët që kish.
13242150_1050523661661213_1587860069_o

13241591_1050523584994554_36258410_o

13234968_1050523601661219_1733273064_o

13223627_1050523588327887_344384500_o

13242150_1050523661661213_1587860069_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img