24,04,2024

Instrumentistët e Ansamblit “Kastriotët” udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Must Read

Orkestri i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve”Kastriotët” pritet që gjatë kësaj jave të udhëtoj për në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo me ftesë të një Universiteti të këtij shteti. Atje do të shfaqin muzikë shqiptare së bashku me studentët e këtij Universiteti nga lënda e folklorit shqiptar. Kryetari i Ansamblit “Kastriotët”, profesori Astrit Mustafa, ka thënë se në këtë turne do të udhëtojnë vetëm instrumentistët. Madje ka shtuar se janë të përgatitur maksimalisht për këtë paraqitje.

Në anën tjetër këtë turne të ansamblit e ka vlerësuar edhe përgjegjësi i kulturës Sabri Pajaziti, duke thënë se hynë në vazhdën e ndërkombëtarizimit të ansamblit, teksa ka shtuar se përkrahje u ka dhënë edhe Drejtoria e Kulturës në Ferizaj
Shkuarja në Shtet e Bashkuara të Amerikës po shihet edhe si sukses i qytetit të Ferizajt. Kryetari Mustafa, me këtë rast e ka falenderuar çiftin bashkëshortor, Raif Hyseni dhe Merita Halili, të cilët edhe e kanë vendosur kontaktin, ndërsa si shkas është marrë një koncert që profesori Astrit Mustafa e ka organizuar vitin e kaluar me rastin e ditës së pavarësisë së Amerikës. Ky aktivitet në të njetën kohë po shihet edhe si koncert që lidhet me shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ansambli “Kastriotët” pas luftës ka marr pjesë në shumë ngjarje kulturore që janë zhvilluar në shtete të ndryshme. Kjo është hera e parë prej pas luftës që ansambli e kalon oqeanin. Po mendohet se pas këtij suksesi, gjatë këtij viti “Kastriotët” të organizojnë një koncert të këtyre përmasave por kësaj radhe në vendin tonë e që lidhet me Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Kësaj iniciative siç duke i ka dhënë përkrahje edhe komuna e Ferizajt.

Sido që të jetë, aktivitetet kulturore sikurse ato sportive mbesin shtylla kryesore të prezantimit të vlerave të shtetit. Në këtë kuptim duhet parë edhe këtë aktivitet të Ansamblit” Kastriotët”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img