29,03,2024

Inspektorati i Ferizajt nis kontrollin e peshoreve në furra, dyshohet për mashtrim me sasinë e bukës

Must Read

Aktiviteti i Inspektoratit Komunal, pas fuqizimit dhe mbështetjes së pa rezervë nga ana e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po regjistron suksese të reja në mbrojtje të shëndetit publik. Kësaj radhe, një aksion i rrallë është zhvilluar për të kontrolluar balancimin, drejtshmërinë e peshoreve në furrat e bukës që operojnë në territorin e Ferizajt, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi eventual në sasi produkti, përkatësisht mashtrim me masën e shprehur në gram të bukëve që shiten nga këto furra, pas ndryshimeve të fundit në tregun e shitjes së bukës në disa qendra të Kosovës. Këto ndryshime kanë nxitur këtë iniciativë të Inspektoratit Komunal që ka rezultuar me kontrollimin e 11 furrave, me ç ‘rast për disa nga to u shqiptuan gjoba për shkakun e mungesës së dokumentacionit, gjegjësisht certifikatës së kalibrimit të peshores. Ky aksion i motivuar nga parimi i mbrojtjes së shëndetit publik u realizua nga inspektorët e tregut dhe sanitar në kuadër të Inspektoratit Komunal. Si të tillë, këtij aksioni i kanë paraprirë denoncimet e qytetarëve për keqpërdorime, përkatësisht mashtrim me sasinë/masën e bukës që shitet në disa prej furrave në Ferizaj, pas ndryshimeve të fundit të çmimit në disa qendra. Madje, në raportimet që janë bërë pranë Inspektoratit Komunal, qytetarët janë ankuar se furrtarët po ulin sasinë e produktit, duke mashtruar përmes peshoreve të pa verifikuara deri më tani. Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu përmes levës kryesore të kontrollit shtetëror, Inspektoratit Komunal ka bërë që të pastrohet tregu nga produktet e dyshimta, të pasigurta e jo të shëndetshme, si dhe të rritet përgjegjshmëria e bizneseve ndaj konsumatorëve. Edhe ky hap, ka tendencën që produktin që ofrohet të jetë brenda peshës dhe parametrave të tjerë të kërkuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img