20,04,2024

Inskenon rastin e vjedhjes në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Must Read

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar një 39-vjeçar pasi që dyshohet se i njëjti me qëllim të mbulimit të humbjes së parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet A.H., me datë 21.03.2019, kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur i ishin vjedhur 21.700 euro dhe 500 franga zvicerane, transmeton Klan Kosova.

“Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës, si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img