13,07,2025

Inskenoi vjedhjen për të arsyetuar paratë e humbura

Must Read

Një person në Ferizaj e ka pranuar para policisë se ka inskenuar një vjedhje për të arsyetuar paratë që i kishte humbur në biznes.

“Gjatë hetimeve lidhur me rastin e një vjedhjeje të rëndë, policia ka intervistuar dje edhe të dyshuarin dhe i njëjti në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se rastin e ‘vjedhjes’ e ka inskenuar me qëllim që paratë e humbura në biznes t’i arsyetojë para familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img