24,04,2024

Iniciohet projekti “Rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara”

Must Read

Ferizaj.15.07.2016 . Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në Ferizaj ka  iniciuar projektin “Rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara”.

Në kuadër të punëve të shumta në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca, përveç projekteve tjera është bërë edhe  inicimi i projektit “Rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha e  DSHPE-së. Mimoza  Fazliu  ka thënë se ky projekt është planifikuar vitin e kaluar në kohën kur bëhen propozimet për kornizë afatmesme dhe është miratuar në Kuvend Komunal të Ferizajt.

“Pas një takimi që kam pasur vitin e kaluar me Hendikosin , ku ata i treguan vështirësitë që kanë gjatë kalimit në vendkalime , për shkak se nuk ka nivelizim të trotuareve, pjerrina e gjera të tjera, kemi vendosur që ky projekt të jetë projekt kapital në Drejtorinë Shërbimeve Publike. Projektin e ka mbështetur edhe Kryetar i Komunës . Paramasa për projekt ka marr kohë për shkak se kemi dashur të kemi në mënyre të detajuar se ku do të punohet, po ashtu gjatë punimeve do te të kemi takime edhe me Hendikosin.” ka thënë Fazliu.

Vlera e projektit është 30,000.oo euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img