26,04,2024

Ilirjana Luzha hap ekspozitë personale

Must Read

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj është hapur ekspozita me  40 punime të artistes Ilirjana Luzha, punime këto të cilat për herë të parë po ekspozohen para dashamirëve të artit.

Ilirjana thotë se ka kohë që ka filluar t’i bëj këto punime duke theksuar se nuk do të ndalet me kaq.

I lumtur për suksesin e Ilirjanës u shpreh edhe babai i saj. Ai tha se talentin e Ilirjanës për art e ka vërejtur qysh në moshën 5 vjeçare.

Mësimdhënësi i artit, Alaudin Elezi, thotë se Ferizaj po u jep hapësirë talentëve të rinj dhe po bëhet qendër e artit.

Udhëheqësi i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu, bëri të ditur se kjo është ekspozita e tetë me radhë gjatë këtij viti dhe e dyta në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës”.

Ekspozita e Ilirjana Luzhës do të qëndroj e hapur 1 muaj, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img