25,04,2024

Ilazi: Gjasat për heqjen e vizave këtë vit janë reale (Video)

Must Read

Ai në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel ka thënë se Ministria e Integrimit asnjëherë nuk e ka gjykuar dhe nuk gjykon se marrëveshja e demarkacionit është e mirë apo e keqe.

“Demarkacioni me Malin e Zi është një kusht i Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Ky kusht është theksuar qartë në konferencën për shtyp të Komisionerit të BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos ditën kur i është dhënë rekomandimi për heqjen e vizave Kosovës. Aty është thënë qartë se Komisioni Evropian po e bënë këtë rekomandim, duke nënkuptuar se deri në ditën kur do të merret një vendim për heqjen e vizave, institucionet e Kosovës duhet ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkimit me Malin e Zi”, ka deklaruar Ilazi.

Ai e ka pranuar se shumë kushte që i janë parashtruar Kosovës nuk i kanë pasur edhe vendet tjera, por ai thotë se Kosova nuk e ka pasur luksin të zgjedhë se cilat kushte i dëshiron në proces.

“Kosova ka pasur dyshimin kritereve në krahasim me shtete tjera të rajonit. Procesi si proces nuk ka pasur një trajtim të barabartë për Kosovën në krahasim me vendet tjera të rajonit, por megjithatë ne kemi arritur t’i plotësojmë të gjitha këto kushte”, ka thënë Ilazi.

Ai ka folur edhe për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian sikurse ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit./Tribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img