10,07,2025

IKSHPK-ja paralajmëron se mund të ketë sërish karantinë

Must Read

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vazhduar që të apelojë të qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt, në mënyrë që të parandalohet mbyllja totale.

IKSHP’ja ka paralajmëruar qytetarët që nëse nuk vaksinohen, mund të ketë masa rigoroze në vjeshtë.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, është mbishkrimi i fotos së shpërndarë nga Instituti.

Tutje, Instituti ka përsëritur se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë s’përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19 dhe se të dyja vaksinat janë të sigurta.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet në postimin e Institutit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komandanti i Trafikut në Ferizaj e zëvendëson komandantin në Lipjan

Komandanti i Trafikut në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është bërë drejtor i stacionit policor në Lipjan. Ky zhvillim vjen vetëm pak...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img