29,03,2024

Ideali për liri dhe puna krijojnë forcën

Must Read

Shumë mërgimtarë tanë që jetojnë kudo në botë, janë kontribues të çështjes kombëtare shqiptare. Një ndër idealistët shqiptar, është edhe Hisri Osmani.

Qysh në vitet e rinisë, ishte pjesë e punë së “Ilegalitetit”, organizimit te të rinjëve për pavarsinë e Kosovës, nga regjimi i atëhershëm serbo-sllav.

Duke parë organizimet e veprimtarëve shqiptar, që me vendosmëri vepronin duke zgjeruar aktivitetin për liri, forcat serbe filluan që të arrestonin dhe burgosnin veprimtarë, e që një ndër ata ishte edhe Hizri Osmani, i cili u burgos në vitin 1983 dhe vuajti denimin deri në vitin 1988. Ndër të burgosurit ishin edhe idealistët e kombit shqiptar: Xhemail Fetahaj, Fatmir Humolli, Esat Brajshori, Naser Grajqevci, Esat Ahmeti, Shemsi Reqica e të tjerë.

Hizriu, disa vite pasi lirohet nga burgu, në vitin 1990, deperton ilegalish dhe gjenë strehim në Zvicër. Agjentët serb, e kishin kuptuar se ndodhej në Zvicër, dhe për shkak të sigurisë, Hizriu, detyrohet të largohet në Gjermani, ku edhe vazhdon aktivitetin për çështjen kombëtare.

Hizri Osmani, punon dhe vepron në Gjermani, duke dhënë kontribute në sfera të ndryshme. Ai, është themelues i firmës Osmani-Bau, i cili ka krijuar një emër mjaft vlerësues duke i ndihmuar edhe shumë bashkardhetarëve të cilët janë pjesë e kompanisë.

Shembuj të Hizriut e bashkatdhetarëve të të tjerë, duhet ndjekur gjithmonë, sepse vetëm të tillë mund të ecim përpara duke dhënë kontribute në mënyra të ndryshme.

Bashkatdhetarët që gjenden nëpër botë, do të jenë gjithmonë përkrahë atyre që punojnë në frymën kombëtare./Shkruan: Sami Fejza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img