Sport

Ibrahimoviq nuk transferohet tek United


Publikuar më:


012716-soccer-Zlatan-Ibrahimovic-pi-mp.vresize.1200.675.high.50

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic përfundimisht nuk do të transferohet tek Manchester United këtë gjë e bëri të ditur Louis van Gaal.

Djajtë e Kuq e kërkonin me ngul sulmuesin suedez por sot në një intervistë për televizionin suedez Viasat Sport bëri të ditur se mosha 34 vjeçare e Ibrahimovicit nuk e lejon transferimin e tij në Old Trafford, transmeton ORAinfo.

Por për këtë gjë mund të ketë ndikuar edhe libri autobiografik i suedezit “Unë jam Zlatan Ibrahimovic” ku e përshkruan trajneri holandez si të mërzitshëm për të punuar dhe që shumë lojtarë kanë pasur problem me të.

Ndërsa Van Gaal deklaroi se ai është një lojtar fantastik por mosha e tij nuk e lejon transferimin tek United.

“Ibrahimovic është një lojtar i madh dhe që ka arritur shumë suksese. Ai nuk mund të transferohet tek United pasi që ka 34 vjet dhe që edhe ne kemi në skuadër mbi të 30-tat dhe që dëshirojmë vetëm lojtarë të rinj” ka thënë Van Gaal./ORAinfo

Comments
To Top