18,04,2024

Enver Bajrami, i larguar nga VV nuk lë fjalë të keqe pa thënë për partinë e dikurshme

Must Read
Të dielën në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, një aktivist i saj ka hedhur gaz lotsjellës gjatë procesit zgjedhor në këtë qendër.

Në Frontal me Arsim Lanin, ishte i ftuar kryesi i këtij akti Enver Bajrami. Ai tregoi se të martën e mori vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për largim nga kjo parti.

“Prej të dielës kam prit me marr ata një vendim. Nuk më ka kontaktuar askush dhe sot më kanë thirrur administrata dhe më ka treguar se jam përjashtuar”.

Bajrami thotë se arsyeja e një veprimi të tillë është mbrojtja e kauzës së LVV, që sipas tij është fjala e lirë. Mirëpo, ai thotë se ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur atij i është mohuar fjala.

“Nuk e kam gjetë hapësirën për me folë edhe erdha në një moment që hodha gaz. Ata më thanë që nuk bën me folë se jam mysafir. Edhe në 2017 nuk më është dhënë fjala. Në një këshill tjetër zgjedhor më është mohuar e drejta për të folur”.

E në atë kohë Enver Bajrami thotë që është kërcënuar nga Salih Zyba.

“Salih Zyba më ka thënë, mirë që janë këta aktivistë këtu se ndryshe kishim kalu unë e ti” shton tutje Bajrami.

Në T7, ish-aktivisti i LVV ka thënë që gazin e ka pasur që nga koha e protestave. Për Bajramin, hedhja e gazit gjatë procesit zgjedhor në Ferizaj ishte një përgjigje për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Maja e hipokrizisë është që gazi ka qenë një përgjigje “JO” për Lëvizjen me oligarkë, Jo Lëvizjes ku aktivistët zëvendësohen me matrapazë, Jo Lëvizja që nuk kërkon falje e nuk prodhon vlera”.

Ndër të tjera, ish-kandidati për kryetar të LVV në Ferizaj ka thënë që në këtë qendër ka abuzime financiare, seksizëm dhe përdorim të drogës. Ai thotë që brenda LVV të rinjtë mund të jenë viktimë e abuzimit seksual, për çka nuk i rekomandon askujt të anëtarësohet aty.

Për Bajramin, me ndërhyrjen e Qendrës në Prishtinë, Qendra në Ferizaj është degraduar në masë të madhe. 

Sipas tij, në procesin zgjedhor të vitit të kaluar ka pasur blerje të votave, të gjitha këto të orkestruar nga Qendra kryesore e LVV.

“Ka pas blerje të votave. Ka pasur ndërhyrje nga Prishtina. Deputetët kanë thirrur njerëz për me e mbështetë Valon Ramadanin”.

Sipas Enver Bajramit, Liburn Aliu është indikator i gjithë këtij denigrimi në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

“Liburn Aliu si koordinator i ka të gjitha meritat për shkatërrimin e VV në Ferizaj. Ai ka shfaq autokraci ndaj të gjithëve dhe është sjellë sikur padron i të gjithëve,” ka thënë Bajrami.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img