19,04,2024

I jepet lamtumira e fundit Almirit të vogël

Must Read

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e vogëlushit në varrezat e qytetit në Kumanovë. Varrimi i tij është bërë pas faljes së namazit të Ikindisë.

I është dhënë sot lamtumira e fundit, 4 vjeçarit Almir Aliu i cili një ditë më parë ndërroi jetë pas një jave qëndrimi në spital. Almiri 4-vjeçar u shtrua në spital të shtunën e kaluar, pasi u shtyp me makinë së bashku me prindërit e tij, pas një zënke mes babait të tij dhe vrasësit Boban Ilic.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e vogëlushit në varrezat e qytetit në Kumanovë, shkruan inaonline. Varrimi i tij është bërë pas faljes së namazit të Ikindisë në Xhaminë Sinan Tartar Pasha në Kumanovë. Incidentit të shtunës së kaluar, i ka paraprirë një zënkë për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë.

Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Boban Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë. Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar.

Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre. Pasditen e djeshme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img