25,04,2024

I “ikun” në Kosovën  time të dashur

Must Read

Dikur mendoja, sikur shume shqiptarë që shkollohen jashtë vendit, që e vetmja rrugë pas studimeve do t’ishte kthimi n’Kosovë. Sot me mijëra njerëz të pashpresë ikin zemërthyer nga po ajo Kosovë, nga vendi me t’ardhmen më të pasigurt n’Evropë, me sistemin më të korruptuar n’Evropë, e me popullin me të vujtun n’Evropë.

S’mund të rri indiferent përballë këtij turpi edhe pse për momentin jam i pafuqishëm të ndihmoj në diçka publikisht të matshme.

Ata po ikin e unë sigurt mund ta gjejë veten n’Kosovë, por sot du me nejt i ikun edhe unë, sa më larg rrjetit çnjerëzues – ky është favori më i mire që mund t’ia bëjë vendit – , se një rrogë a tri rroga n’Prishtinë, një kerr a tri kerre nuk më lejojnë të ndihem rehat nëse rreth meje vuajtja vazhdon. Nëse rreth meje dikujt i hiqet e i shitet veshka, nëse rreth meje ka studentë të kriminalizum e doktor shkence të shpifun, të paskrupullt, nëse rreth meje çdo pronë e blen turku dhe më turqizohet peisazhi, nëse rreth meje shiten barna pa afat, nëse rreth meje nuk ka spital as klinikë që të shëron, nëse rreth meje nuk ka elan shprese, nëse n’Kosovë nuk ka arsye për jetë.

Tash as lajmet që kane lidhje me këtë Kosovë nuk m’interesojnë. Se Kosova e tyre nuk e meriton interesin tim sikurse nuk e meriton as kohën që gjenerata të tëra e shkrinë për të e as sakrificat që shumë njerëz i bënë për të.

Kjo Kosovë le ta thejë qafën sa më shpejt së një Kosovë e re, Kosovë e njerëzve të sajë nuk ka me u vonu shumë. Matrapazët do shkojnë bashkë me Kosovën e tyre e ne do jemi arsyeja e shkatërrimit të sajë. Do jemi edhe baza e Kosovës së re, themeli i një shoqërie të sinqertë.

Ky mesazh pesimist e ka optimizmin brenda. Nuk duhet të zhgënjehemi nga një situatë kalimtare, nga njerëz kalimtarë. Sot janë të fuqishëm por forca e shpresës i çrrënjosë shpejt. E ne aty do jemi, bashkë në front e në ndryshim, bashkë në rinjerëzimin e të çnjerëzumve, bashkë në rikthimin e dinjitetit të këtij populli që s’iu ndal terrori 17 vjet pas luftës.

Nga Arianit Zenuni

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img