26,04,2024

Hyseni: Deri vonë mendohej se terrorizmi është vetëm çështje e Amerikës

Must Read

Skender-Hyseni-610x358

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë një intervistë për Arbresh.info, ka folur për ekstremizmin e dhunshëm dhe për të arriturat e Kosovës në raport me ekstremizimin fetar.

Ai ka theksuar se Kosova është duke punuar shumë sa i përket ekstremizmit, transmeton koalb.com.

“Deri vonë mendohej se ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi kanë për traget vetëm vende të caktuara, shtete të caktuara, është problem vetëm i ndonjë shteti. Deri me 11 shtator, ato sulmet monstruoze në kullat binjake, mendohej që puna e terrorizmit është çështje e Amerikës e jo e pjesës tjetër të botës”, ka theksuar Hyseni.

I pyetur se cilat janë zotimet që Kosova ka në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, ai është përgjigjur  se Kosova po bën shumë në këtë drejtim.

“Përpos që e kemi ndaluar shkuarjen drejt Sirisë dhe Irakut, i kemi identifikuar të gjitha pikat, përkatësisht të gjitha selitë ose foletë që shërbejnë ose për indoktrinim për ekstremizmin, radikalizëm ose për rekrutim në gjithë Kosovën”, ka theksuar ai.

Hyseni ka pranuar që Kosova prinë në numër të njerëzve që marrin pjesë në luftën terrosite të Shtetit Islamik, ndërsa ka shtuar se ‘terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë probleme trans-nacionale që nuk e kursejnë as një vend, dhe me ketë nuk kursehet as Kosova.”

Më tutje ai ka shtuar se në Kosovë janë duke u zhvilluar fushata vetëdijësuese për parandalimin e njerëzve që duan t’u bashkohen grupeve terroriste.

“Ka plot fushata vetëdijesuese që zhvillohen në heshtje, ta zëmë këshilltarja ime kryesore sot është në Gjilan pikërisht duke folur kundër ekstremizmit të dhunshëm me qytetarët, me grupe të shoqërisë civile dhe me gazetarë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img